Skip to content Skip to footer

Kompania “Golden Key” sh.p.k. – Ndërtim & Zhvillim Pasurish të Paluajtshme

Golden Key sh.p.k. është një kompani ndërtimi në Shqipëri që operon në fushën e ndërtimeve civile, duke përfshirë objekte banimi, objekte shërbimi dhe ndërtime industriale në sektorë të ndryshëm.

Kompania fokusohet në zhvillimin rezidencial dhe imobiliar, duke ofruar projekte cilësore, standarde të larta ndërtimi dhe zgjidhje moderne arkitektonike. Aktiviteti i Golden Key shtrihet nga konceptimi dhe ndërtimi, deri te zhvillimi i projekteve të qëndrueshme në pasuri të paluajtshme.

E themeluar nga bashkë-investitorët z. Erion Gina dhe z. Bardhjus Bushaj, Golden Key sjell në treg eksperiencën profesionale të fituar nga realizimi i projekteve të suksesshme rezidenciale dhe turistike, duke kontribuar në zhvillimin modern dhe të qëndrueshëm të sektorit të ndërtimit në Shqipëri.

Golden Key – Çelësi i artë në jetën tuaj.

Projektet e realizuara dhe në zhvillim

Santorini – Rezidencë Luksoze në Dhërmi

Në muajin maj 2025, rezidenca “Santorini” u dorëzua me sukses dhe hyri në funksionim të plotë.
Ky është një projekt rezidencial elitar në Rivierën Shqiptare, i vendosur në Dhërmi, në zonën e plazhit të Drimadhës, i cili ofron apartamente luksoze dhe ambiente pushimi premium, duke kombinuar arkitekturën bashkëkohore me natyrën unike bregdetare.

Delta Gardens – Kompleks Rezidencial në Palasë

Kanë nisur punimet për kompleksin rezidencial “Delta Gardens”, i vendosur pranë plazhit të Palasës, me pamje panoramike mbi deltën e lumit të Palasës dhe detin Jon.

Rezidenca ofron apartamente moderne me sipërfaqe të ndryshme, të projektuara për funksionalitet maksimal dhe për të krijuar ndjesinë e jetesës në vila elitare.
Përfundimi i projektit parashikohet në vitin 2028, duke e bërë atë një mundësi investimi afatgjatë në pasuri të paluajtshme.

Sun Palasë – Rezidencë Luksoze në Rivierën Shqiptare

E vendosur në zemër të Rivierës Shqiptare, vetëm 700 metra nga plazhi, në zonën më elitare të Jugut — Palasë, Vlorë, rezidenca luksoze Sun Palasë është aktualisht në zhvillim.

Ky projekt është konceptuar për të ofruar jetesë cilësore 365 ditë në vit, duke përfshirë:

  • ambiente komunitare moderne,
  • hapësira rekreative dhe argëtuese,
  • sheshe për fëmijë,
  • kënde sportive,
  • njësi shërbimi, dyqane dhe bare,
  • parkim të dedikuar për rezidentët.

Të përshtatura për familjen tuaj dhe stilin tuaj të jetesës, Golden Key ofron:

  • Vila Elite, Vila Individuale dhe Vila Binjake, për ata që kërkojnë privatësi dhe rehati;
  • Studio, apartamente dhe duplekse në ndërtesa komunitare moderne;
  • Akomodime në hotele me 5 yje, përfshirë dhoma me pishina private dhe shërbime premium;
  • Plazh privat dhe ekskluziv për rezidentët e kompleksit.

Projekti Sun Palasë është projektuar nga JA Joubert, në bashkëpunim me UNS Architects, dhe zhvillohet nga Golden Key, si një projekt strategjik investimi në pasuri të paluajtshme në Shqipëri.

Misioni ynë – Ndërtim cilësor & Zhvillim i qëndrueshëm

Misioni ynë është realizimi i ndërtimeve cilësore dhe moderne, të bazuara në standarde të larta ndërtimi, teknologji bashkëkohore dhe inovacion. Ne ofrojmë zgjidhje të plota në sektorin e pasurive të paluajtshme, duke mbuluar të gjithë procesin nga projektimi arkitektonik, ndërtimi dhe zhvillimi rezidencial, deri te menaxhimi i pronave dhe investimeve imobiliare.
Synojmë të krijojmë vlerë afatgjatë për klientët, partnerët dhe komunitetet, duke kontribuar në zhvillimin urban, ekonomik dhe infrastrukturor në Shqipëri, përmes projekteve të qëndrueshme dhe funksionale.

Vizioni ynë – Kompani lider në ndërtim dhe pasuri të paluajtshme

Vizioni ynë është të jemi një kompani lider në ndërtim, investime dhe menaxhim pasurish të paluajtshme, e njohur për profesionalizëm, integritet dhe cilësi ndërtimi.
Ne synojmë të ndërtojmë një trashëgimi moderne infrastrukturore dhe arkitektonike, duke zhvilluar projekte rezidenciale, turistike dhe komerciale që reflektojnë inovacion, efikasitet energjetik dhe respekt për mjedisin. Përmes zhvillimit të qëndrueshëm dhe planifikimit afatgjatë, kontribuojmë në rritjen e vlerës së pasurive të paluajtshme dhe në përmirësimin e cilësisë së jetesës.